Ylber Ramadani do t’i mungojë Vejle-s në ndeshjen hapëse në Superligë pasi është konfirmuar me COVID-19. Klubi danez ka thënë se lojtari është infektuar në Shqipëri ku kishte udhëtuar për ndeshjet me kombëtaren më herët gjatë shtatorit.

Madje sipas klubit, ai ka qëndruar një javë i izoluar në Shqipëri, edhe pse Federata Shqiptare e Futbollit kishte mohuar se ka futbollistë me COVID-19 në kampin e saj për ndeshjet me Bjellorusinë dhe Lituaninë në Ligën e Kombeve.

24-vjeçari, që sipas klubit ka qenë pa simptoma, është kthyer në ushtrime, por i duhet të ndjekë një program tjetër para se të jetë në dispozicion për ndeshjet, raportojnë mediat lokale.