Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Yll Limani, duket se së shpejti do të publikojë ndonjë projekt të ri.

Këtë Ylli e bëri të ditur përmes postimeve në rrjetet sociale. Në Instagram Ylli publikoi dy fotografi poshtë të cilave shkroi “Gati”.

Fansat e tij ishin ata që komentuna menjëherë duke thënë se me padurim po e presin një këngë nga ai gjatë kësaj kohe.

“Engjej”, titullohet projekti i fundit i Yllit, të cilin e solli në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Ky projekt deri tani në Youtube numëron mbi 6 milionë klikime. /21Media