Sot këngëtari i mirënjohur, Yll Limani sot shënon datë të veçantë. Artisti sot ka ditëlindjen dhe mbushi 26 vjet, shkruan rtv21.tv

Me rastin e ditëlindjes, këngëtari padyshim që ka marrë urime të shumta nga më të dashurit e tij, ndonëse, në llogarinë e tij në instagram nuk ka bërë ndonjë postim.

Yll Limani është këngëtar dhe autor i njohur këngësh, i cili është lindur më 24 shtator të vitit 1994 në Prishtinë.

Ai është bërë i njohur për publikun e gjerë pas paraqitjes dhe suksesit në edicionin e parë të reality talent show “The Voice of Albania” në nëntor të vitit 2011. Limani pak kohë pas daljes në skenë, shumë shpejt është bërë ndër emrat më të njohur të estradës muzikore.

Disa nga hitet e Yll Limanit ndër vite janë: “A e din ti”, “Emrin ma ke thirr”, “Shiu”, “Dritat”, në bashkëpunim me 2po2, “A ja ka vlejt”, “Nuk po kalojka”, “I kom kall”, etj.

Ndërsa, më 14 gusht Lumi B & Yll Limani  kanë publikuar videoklipin “Pate”. Ylli ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin “Buzët e kuqe”./21Media