Yll Limani nuk do të jetë pjesë e Festivalit të RTSH-së këtë vit

Këngëtari i njohur, Yll Limani nuk do të kokurrojë për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e vitit të ardhshëm.
Përmes një shkrimi në InstaStory, Ylli e ka konfirmuar se as këtë vit nuk do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH, që fituesin e çon në festivalin evropian të muzikës, Eurovision.
“Nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në RTSH për Eurovision”, ka shkruar këngëtari.

Ndryshe, kënga “Tonat” në bashkëpunim me reperin Ledri Vula mbetet projekti i fundit muzikor nga Yll Limani. Kënga është publikuar më 21 korrik dhe deri tani ka arritur mbi 16 milionë klikime në Youtube./21Media

Back to top button