Yll Limani për fansat e tij ka bërë të ditur se brenda këtij viti do i publikojë 11 këngë.

Këtë Ylli e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram, teksa ka treguar se këto projekte do të lansohen në platforma digjitale gjatë këtij viti, duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër.

“11 këngë pothuajse të përfunduara, për tu lansuar më vitin 2021. Mezi prej që t’i ndajë me ju”, ka shkruar Ylli  në Instagram .

“Ndoshta” në anën tjetër është projekti tij i fundit, që erdhi në bashkëpunim me producentin Cricket. /21Media