Këngëtari i njohur, Yll Limani duket se së shpejti do të publikojë projektin e ri.

Ylli për mbi 319 mijë ndjekësit e tij në “Instagram” ka publikuar një pjesë të këngës e cila mban titullin “I kom kall”, shkruan rtv21.tv.

“Nëse je tu m’thirr me ardh mi marr gjërat e tua, i kom kall”, ka shkruar krahas videos artisti i njohur.

https://www.instagram.com/p/B_0VMtrgKjf/?utm_source=ig_web_copy_link

“Engjej”, titullohet projekti i fundit i Yllit, të cilin e solli në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Ky projekt deri tani në Youtube numëron mbi 6 milionë klikime. /21Media