Këngëtari i mirënjohur, Yll Limani, sot në ditëlindjen e 26-të solli diçka të re për fansat e tij të shumtë. Artisti publikoi projektin “Buzët e kuqe”, i cili u lansua me videoklip, shkruan rtv21.tv

Për tekstin dhe muzikën e këngës është përkujdesur Yll Limani, ndërsa, për Beat-at, BigBadBeats. Ndërkaq, videoklipi është realizuar nga Onima.

Yll Limani është këngëtar dhe autor i njohur këngësh, i cili është lindur më 24 shtator të vitit 1994 në Prishtinë. Ai është bërë i njohur për publikun e gjerë pas paraqitjes dhe suksesit në edicionin e parë të reality talent show “The Voice of Albania” në nëntor të vitit 2011. Limani pak kohë pas daljes në skenë, shumë shpejt është bërë ndër emrat më të njohur të estradës muzikore.

Disa nga hitet e Yll Limanit ndër vite janë: “A e din ti”, “Emrin ma ke thirr”, “Shiu”, “Dritat”, në bashkëpunim me 2po2, “A ja ka vlejt”, “Nuk po kalojka”, “I kom kall”, etj./21Media