Artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Ylli Demaj nga Peja ishte i ftuar në mesditën e së enjtes në programin argëtues e informues “Me 21-IN” në Radio 21.

Ylli ka folur për baladën e tij më të re “Nuk muj me lanë” ku po pritet mjaft mirë nga fansat e tij dhe për këtë ka falënderuar ata që e ndjekin por dhe bashkëpunëtorët e këngës.

Këngëtari ka folur më tej edhe për pandemini dhe shpresën siç tha ai se të paktën nga mesi i muajit qershor e më tej se do të hapet gjithçka, sidomos vendet për muzikën live dhe dasmat ku ai është një prej zërave më të kërkuar të muzikës live.

I pyetur se ku bëhet ajo atmosfera më e mirë duke ditur se ai ka qenë në të katër cepat e globit, ai ka veçuar atmosferën e atdhetarëve në Amerikë, pasi ata e duan taman atë muzikën e pastër popullore. E kur moderatori i programit Maksi e pyet se ku do të donte të udhëtonte direkt pas pandemisë për të kënduar ai sërisht ka zgjedhur Amerikën./21Media