Supertalenti i Borussia Dortmund ka arritur marrëveshje me klubin e zemrës

Supertalenti i Borussia Dortmund ka arritur marrëveshje me klubin e zemrës

Superylli francez Ousmane Dembele ka arritur marrëveshje personale me klubin e tij të ëndrrave Barcelonën, por përsëri nuk do të lejohet të largohet lirë.

Dortmund e dinë se çfarë talenti kanë në duar, andaj do të mundohen që të nxjerrin sa më shumë para të jetë e mundshme nga kjo marrëveshje, shkruan rtv21.tv.

Gazeta spanjolle Sport ka deklaruar se katalunasit kanë të përgatitur një ofertë prej 61.6 milionë funteve për francezin i cili i kushtoi Dormundit vetëm 10.5 milionë funte para një viti.

20 vjeçari kaloi çdo pritje gjatë këtij sezoni pasi shpërtheu në skenë , duke shënuar 6 gola dhe 12 asiste nga krahu i djathtë./21Media