Ylli fiton në 10 minutat e fundit sfidën ndaj Proton Cable Prizrenit
Basketbollistët e Golden Eagle Ylli shënuan sonte fitore si mysafirë ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 92:71 (29:22, 20:24, 20:17, 23:8).
Ndeshja ishte e vlefshme në kuadër të javës së 13-të të Prince Caffe Superligës, ku fituesi i përcaktua në çerekun e fundit.
Te vendësit më të mirët ishin Urim Zenelaj me 16 pikë e 12 kërcime dhe Isaiah Kelly me 21 pikë e pesë kërcime.
Në radhët e mysafirëve u dalluan Gëzim Morina dhe Chris Harris me 17 pikë e shtatë kërcime, Jalen Nesbitt me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Dajuan Graf me 11 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime.
Prizrenasit kanë katër fitore e nëntë humbje në pozitën e shtatë, ndërsa suharekasit tetë fitore e pesë humbje në pozitën e tretë.