Bayerni është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve pas fitores historike ndaj Barcelonës me rezultatin e thellë 8 me 2.

Gjatë ditës gjigantët bavarezë kanë marrë edhe një lajm të mirë në prag të sfidës ndaj Lyonit.

Mbrojtësi i ri francez, Benjamin Pavard është rikthyer në stërvitje individuale dhe mund të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e së mërkurës.

Kujtojmë që francezi ka qenë pjesë e formacionit të parë të Bayernit gjatë gjithë sezonit.

Ekipi i Hansi Flick të mërkuren luan ndeshjen gjysmëfinale ndaj Lyonit.