Edhe një rast me Covid 19 në kampionatin italian të futbollit.

Fjala është për yllin e Cagliarit, Giovanni Simeone, i cili në testet e fundit ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

25 vjeçari, i cili është edhe djali i trajnerit të Atletico Madridi, Diego Simeones është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është karantinuar duke zbatuar portokollin mjekësor italian.

Lajmin e ka bërë të ditur klubi nga ishulli i Sardinas, duke thënë se Simeone është i vetmi rast pozitiv në klub.