Ylli i “Stranger Things”, për herë të parë flet për përballjen me racizmin

Ylli i “Stranger Things”, Caleb McLaughlin për herë të parë ka folur për përballjen me racizmin nga fansat e serialit.
20 vjeçari i cili luan në rolin e Lucas Sinclair, tha se eksperienca në këtë seri e dëmtoi.
“Disa njerëz nuk qëndruan në radhën time sepse unë jam me ngjyrë”, tha ai.
Aktori ka luajtur në filma që nga mosha 14 vjeç dhe do të jetë po ashtu pjesë e sezonit të fundit.
Ai është një nga pesë personazhet kryesore të “Stranger Things” së bashku me Finn Wolfhard, Gaten Matarazzo, Noah Schanpp dhe Millie Bobby Brown.

Ai thotë se i ka pyetur prindërit se pse është më pak i preferuari në serial.
“Është një e vërtetë e trishtuar, por është sepse ti je fëmija me ngjyrë në serial” – thotë ai që i janë përgjigjur prindërit.
“Edhe tani disa njerëz nuk më mbështesin ose nuk më ndjekin sepse jam më ngjyrë. Ndonjëherë jashtë shtetit ndjen racizmin, ndjen fanatizmin. Ndonjëherë është e vështirë të flasësh që njerëzit të kuptojnë, por kur isha më i ri normalisht që më ndikoi shumë”, tha ai./21Media

Back to top button