Këngëtari i njohur, Yll Limani, pritet që shumë shpejt të publikojë projektin e ri muzikor të titulluar “I kom kall”, shkruan rtv21.tv

Kënga e re nga Ylli do të vijë e shoqëruar me videoklip të punuar nga produksioni “Imagine films”.

Në rrjetin social Instagram këngëtari ka publikuar një pjesë të shkurtër të videoklipit me mbishkrimin “ku je nis ku je tu shku? Pse pe ni je tu u afru? Ni grusht plum ma mire t’ma kishe pru… #ikomkall”.

“Engjej”, titullohet projekti i fundit i Yllit, të cilin e solli në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Ky projekt deri tani në Youtube numëron mbi gjashtë milionë klikime. /21Media