Ylli në mbështetje të Gjesit: Iu kanë bërë shumë padrejtësi

Artistë të njohur kanë reaguar pas arrestimit të Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, duke i shprehur mbështetje.
Një reagim të tillë së fundmi e ka bërë edhe kolegu i tij Yll Limani, me të cilin është pjesë e të njëjtit label muzikor.
Në një postim të gjatë, ai është shprehur se gjatë muajve të fundit Gjestit i janë bërë shumë padrejtësi.
Postimi i plotë i Yllit
“Gjestit ju kanë bërë shumë padrejtësi në këto muajt e fundit.
Gjëra që asnjë artist nuk duhet me i kalu vetëm pse krijon dhe shpreh veten përmes artit.
Arti nuk matet me pengesa, presion apo padrejtësi.
Arti është diçka që nuk mundesh me e ndal. Kur një artist përballet me padrejtësi, nuk është veç betetja e tij: është diçka që na prek krejt neve që besojmë në lirinë e krijimit.
Gjestin e njohim për talentin, për shpirtin dhe për përkushtimin ndaj artit.
Këto janë gjëra që askush nuk mundet me ia marrë.
Arti i vërtetë gjithmonë gjen rrugë”./21Media
