Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, ka reaguar pas miratimit të masave të reja anti-COVID nga Qeveria e Kosovës.

“Mërgimtarëve po ju lypni teste PCR, e kta tjerët që po i mledhni masovikisht nëpër tubime a po i testoni?! As maskat nuk po i mani ju vet, shumica e politikanve që po lypni vota prej popullit, po prini me shembull t’keq, midis pandemisë”, ka thënë Yllka.

Tutje Yllka ka thënë se “Joe Biden i fitoi zgjedhjet në Amerikë ku janë ma shumë se 300 milionë banorë, nëpër parkingje me distancë fizike e me maska krejt”.

“A ju që s’keni as jod e fasha sterile nëpër spitale i rrezikoni njerëzit nëpër tubime e po ua rononi gjendjen edhe ma shumë punëtorëve mjekësor veq për interesat e juja personale e apetitin politik. Se për Kosovë që nuk ja u nin’ fort moti e kemi kuptu. Me kto standarde të dyfishta e me këtë paftyrësi jeni ba të gërditshëm. Marre!”, ka shkruar Yllka në Facebook.

Në vendimin e Qeverisë thuhet se qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrim të përkohshëm ose përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit./21Media

Mërgimtarëve po ju lypni teste PCR, e kta tjerët që po i mledhni masovikisht nëpër tubime a po i testoni?!
As maskat…

Posted by Yllka Gashi on Thursday, 11 February 2021