Yllka Gashi tregon se kur do të mund ta shihni premierën e filmit “Zgjoi”
7 Shkurt 2021
Filmi “Zgjoi”, është kryetema e lajmeve të kulturës këtyre ditëve në Kosovë, por edhe më gjerë. Kjo pasi që ky film fitoi tri çmimet kryesore të “Sundance Film Festival”: “Filmi më i mirë”, “Regjisorja më e mirë”, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA.
Filmi me regji të Blerta Bashollit, cili tregon historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, me këtë sukeses bëri histori në kinematografinë shqiptare, shkruan portali rtv21.tv
E të shumtë janë ata që mezin presin ta shohin këtë film në kinematë e Kosovës. Për këtë protagonistja e filmit, aktorja Yllka Gashi në emisionin “1 kafe prej shpisë”, në RTV21 zbuloi se preimera e filmit ndoshta mund të jepet nga fundi i këtij viti.
“Me shpresë që edhe situata me pandeminë të qetësohet, me pasë premierën në Kosovë edhe shfaqjen në krejt kinematë e Kosovës, e të rajonit e më gjerë …pasta ndoshta kah fundi i vitit do ta kemi edhe një premierë qysh e meriton në Prishtinë.”, tha Gashi.
Tutje ajo tha se për të ka qenë nderë që ta luajë rolin e Fahrije Hotit, si dhe këtë e ka konsideruar si rolin më të rëndësishëm në karrierën e saj./21Media