Yllka Kuqi sot feston ditëlindjen e saj të 38-të. Ajo është njëra prej këngëtareve më të njohura në Kosovë, baladat e të cilës saj janë ndër më të pëlqyerat, mirëpo Yllka e dëshmoi veten edhe në zhanrin popullor, shkruan rtv21.tv

Këtë ditëlindje, Yllka do e festojë më e përmbushur se asnjëherë më parë pasi që këtë vit ajo u bë nënë për herë të parë. Yllka dhe bashkëshorti i saj në muajin shkurt u bekuan me një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Luiza.

Që nga fillimi i karierës Yllka solli projekte të reja si solo ashtu edhe bashkëpunime me emra të njohur të estradës shqiptare./21Media