Ja me kë po bashkëpunon

Ja me kë po bashkëpunon

Këngëtarja e mirënjohur, Yllka Kuqi ka paralajmëruar se ka filluar punën për një projekt të ri muzikor në bashkëpunim me Ylli Demajn, shkruan rtv21.tv

Përmes një video të publikuar në rrjetin social Instagram, ku numëron ndjekës të shumtë Yllka ka treguar se shumë shpejt do të vijë kënga “Hajde Luj Qyqek 2”.

Ndryshe, “Athu” është projekti i fundit muzikor që Yllka ka publikuar dy javë më parë e që po pëlqehet mjaft shumë nga publiku./21Media