Për këngëtaren Yllka Kuqi dhe bashkëshortin e saj, Astritin 10 shkurti gjithmonë do të jetë special. Zemra e tyre u mbush plot më datën 10 shkurt të vitit 2020, kur u lind vajza e tyre, Luiza, shkruan rtv21.tv

Sot bukuroshja Luizë feston ditëlindjen e parë dhe natyrisht urimet më të veçanta sot të bijës ia bëri Yllka.

Krahas fotografive të bukura familjare, këngëtarja në instagram shkroi se Luizën do ta mbajnë në duar gjithmonë si dhuratën më të çmuar.

“L U I Z A 🧿 na dha epitetin me te bukur te jetes ❤️ Mami dhe Babi ❤️ me 10 Shkurt 2020, n’ 16:33 h ❤️ E ne do ta mbajme ne duar gjithmone si dhuraten me te çmuar e do t’ja dhurojme gjithe dashnine qe e kemi n’zemer”, shkroi Yllka në instagram, ku po merr pëlqime dhe urime të shumta./21Media