Këngëtarja e mirënjohur, Yllka Kuqi dhe bashkëshorti i saj, Astriti sot shënojnë datë të veçantë. Ata kanë 9 vjetorin e martesës, shkruan rtv21.tv

Artistja e mirënjohur kosovare është martuar qe 9 vjet dhe sonte ka ndarë imazhe tejet të bukura për fansat e saj të shumtë.

Yllka ka publikuar një imazh të bukur nga dasma e saj, në të cilin shihet mjaft e lumtur pranë më të dashurit të saj. Ndërkaq, në imazhet e tjera Yllka dhe Astriti shihen edhe me vajzën e tyre.

Krahas imazheve që artistja ka publikuar në instagram për 124 mijë ndjekësit e saj, ajo ka lënë edhe një mbishkrim mbresëlënës.

“9 vite Buzeqeshja e Dashnia hala ma e madhe plus hala te kallt”, ka shkruar Kuqi në postimin, në të cilin po merr komente dhe pëlqime të shumta.

 

Yllka Kuqi dhe bashkëshorti i saj, Astriti më 24 shkurt janë bërë prindër të vajzës, Luiza./21Media