Aktori i “High School Musical”, Zac Efron u fotografua të shtunën duke shijuar drekën me Vanessa Valladares, me të cilën po raportohet se është në lidhje, buzë detit në një lokal në Australi.

Një burim i tha People se ata u njoftuan në qershor në Australi, teksa ajo po punonte në një kafe.

“Zac u shoqërua me Ness këtë verë. Ata filluan të argëtoheshin në korrik dhe shkuan edhe në një udhëtim me ski. Ata po argëtohen shumë. Ajo kalon shumicën e kohës në shtëpinë e tij”, i tha ky burim People./21Media