Në Maqedoninë e Veriut, objektet gastronomike do të punojnë me orar të shkurtuar edhe atë deri në orën 18, pas kësaj ore qytetarët rekomandohet të mos dalin nga shtëpia pa nevojë.

Këto masa i propozoi Komisioni për sëmundje infektive ndërsa Qeveria në seancën e sotme i pranoi. Masat hynë në fuqi nga 18 dhjetori deri më 20 janar njoftoi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev. Ai tha se ndalohen ahengjet e festave të fundvitit./21Media