Lideri i LSDM-së Zoran Zaev edhe njëherë komentoi idenë e BDI për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se ky është vetëm një koncept nacional dhe populist që BDI-së do t’i sjellë humbje dhe asgjë tjetër. Zaev shtoi se do të ishte një gjë e shëndosh që BDI të shkojë në opozitë.

“Atë që e plasojnë BDI unë veç më e komentuar dhe përsëri do ta them është vetëm koncept nacional populist dhe asgjë tjetër dhe besoj se nga kjo do të humb BDI. Do të ishte mirë që BDI të mundohet të mbledhë vota edhe nga maqedonasit, boshnjaket, turqit  dhe VMRO-DPMNE gjithashtu duhet të tentojë të marre vota e shqiptarëve dhe  palëve tjera. Përndryshe  kryeministri i ardhshëm do të jetë nga radhët e LSDM-së”, tha Zoran Zaev, lider i LSDM-së.

E nga ana tjetër Fatmir Dehari nga BDI mori si shembull qytetin e Kërçovës për të cilin tha se i tejkaluar çështjet etnike. Ai tha se Kryeministri i parë shqiptar do të jetë Kryeministër për të gjithë qytetarët pa dallim etnie.

“Në fund të fundit, unë mund të them me krenari, se së bashku i kemi tejkaluar çështjet etnike në qytetin tonë. Dhe pikërisht e njëjta që do të ndodhë me kryeministrin e parë shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Nuk po flas vetëm për partitë maqedonase, që kanë frikë se mos e humbasin duopolin e pushtetit – dhe thjeshtë bëjnë thirrjet e tyre elektorale. Krahas tyre, ka edhe qytetarë maqedonas që kanë hezitim për një Kryeministër shqiptar – por ja, unë ju ftoj të vini në Kërçovë dhe të shikoni se si funksionon, se si është ngritur shoqëria jonë”, tha Fatmir Dehari, BDI.

Kërkesë e BDI-së për kryeministër shqiptar është e papranueshme edhe për VMRO-në. Për partinë e Mickoskit nuk ka dilema se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm.

“Ne do të fitojmë në këto zgjedhje. Do të fitojmë në mënyrë të dukshme që të mos ketë dilema se kush do të jetë kryeministër. Ne kemi kandidat për mandatar dhe Hristijan Mickoski do të jetë kryeministër i ardhshëm i vendit. Sa i takon kërkesës së BDI-ja shkurt dhe thjeshtë, ajo është e papranueshme për ne. Vlerësojmë se bëhet për qëllimet propaganduese dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet nga VMRO-DPMNE-ja”, tha Aleksandër Nikollovski, VMRO-DPMNE.

Edhe partitë shqiptare si ASH, Alternativa dhe BESA idenë e  BDI-së e kanë quajtur si manipuluese./21Media