Gazetari që i ka pasur mysafir të dy ka rezultuar pozitiv me Covid-19

Gazetari që i ka pasur mysafir të dy ka rezultuar pozitiv me Covid-19

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe ai i LSDM-së, Zoran Zaev do të jenë në izolim të detyrueshëm, për shkak se një gazetar që i ka pasur mysafir të dy ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe dhe shtoi që Mickoski e ka bërë testimin mbrëmë vonë dhe ka rezultuar negativ, ndërkaq Zaevi do të bëjë sot, për shkak se ka qenë në Strumicë, raporton TV21.

“Pas informacionit që e mori Ministria e Shëndetësisë, se një gazetar nga një shtëpia mediatike është pozitiv me Kovid-19 i cili gazetar gjatë javës së kaluar kishte intervistë me liderët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. Që të dy janë testuar me Kovid-19. Mickoski doli negativ, por ai do të jetë në vetëizolim të detyrueshëm për 14 ditë nga dita e kontaktit me të infektuarin. Deri në këtë moment nuk ka nevojë për anketë të veçantë epidemiologjike. Lideri i LSDM-së për shkak se dje kishte shkuar në Strumicë, testimi do t’i bëhet sot. Por pasi i morëm informacionet, ai është futur në izolim shtëpiak”, ka thënë Filipçe./21Media