Në kushte të pandemisë globale të koronavirusit do të mbajmë fushatë të sigurt dhe 100 për qind votim të sigurt më 15 korrik, tha sot kryetari i LSDM-së Zoran Zaev në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Ai paralajmëron se fushata e tyre do të jetë pa mitingje dhe tubime më mëdha, ndërsa të gjitha ngjarjet e rrezikshme potenciale do të zëvendësohen me mënyra të reja alternative të fushatës.

I bëj thirrje VMRO-DPMNE-së opozitare të ndalojë, siç thekson, me aktivitetet e rrezikshme parazgjedhore, me organizimin e takimeve në të cilat nuk respektohen masat dhe rrezikohet shëndeti i qytetarëve.

Të gjitha ngjarjet, potencoi Zaevi, do të zhvillohen me respektim të rreptë të protokolleve për organizim të ngjarjeve publike www.sdsm.org.mk.

U bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhjet parlamentare t’i pranojnë protokollet për mbrojtjen e shëndetit, ndërsa VMRO-DPMNE-ja urgjentisht të ndalojë me aktivitetet e rrezikshme parazgjedhore, me organizimin e takimeve ku nuk respektohen masat dhe rrezikohet shëndeti i qytetarëve. Ruajeni shëndetin dhe më 15 korrik do të fitojmë dhe do ta tejkalojmë këtë krizë së bashku, të unifikuar dhe të bashkuar”, porosit Zaevi./TV21