Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është i bindur se marrëdhëniet e mira me SHBA-në do të vazhdojnë edhe më tej. Këtë mesazh e përcjellë Zaev duke uruar presidentin e sapozgjedhur të SHBA-ve, Xho Bajden.

Urime Presidentit të zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës Presidentit Kamala Harris! Unë jam i bindur se ne do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet e shkëlqyera që kemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të thellojmë aleancën tonë në NATO, por edhe në të gjitha fushat. E ardhmja para nesh është e ndritshme”, shkruan Zaev në Facebook./TV21