"Unë kam bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë politike  dhe kam për qëllim të qëndoj dhe të ushqej bashkëpunim të mirë me të gjitha"

“Unë kam bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë politike  dhe kam për qëllim të qëndoj dhe të ushqej bashkëpunim të mirë me të gjitha”

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev i rekomandon kreut të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selës që të ndryshojë politikat e tij. Kjo përgjigje vjen pas deklaratës së djeshme të Selës i cili tha se nuk gjen më arsye se pse duhet ta përkrahë Zaevin.

“Me shumë gjasa tashmë kohë të gjatë pret të vijë në pushtet, por asesi të vijë, e nëse i ndyshon politikat e tij me siguri do të vijë në pushtet, nuk e di. Unë kam bashkëpunim të mirë me të gjitha partitë politike  dhe kam për qëllim të qëndoj dhe të ushqej bashkëpunim të mirë me të gjitha, për arsye se nëse e dëgjon zërin e qytetarëve si politikan, ka shumë baza se pse duhet ta mbështese Zoran Zaevin në politikat e tij”, theksoi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Ndër arsyet se pse duhet mbështetur, Zaev përmendi politikat “Shoqëri për të gjithë”, për barazinë e qytetarëve para institucioneve, për NATO, Bashkimin Evropian dhe zgjidhjen e çështjeve bilaterale. Por këto nuk janë arsyet që e kanë lënë Selën pa përgjigje, në pyetjen se përse do të duhej ta mbështeste sërish Zaevin.

“Sepse e bëra kryeministër? Sepse me çdo kusht shoqërohet me komponentin tjetër të regjimit, me BDI-në dhe bëri gjithçka të na mundë në zgjedhjet lokale. Sepse çdo ditë e amniston krimin dhe korrupsionin dhe njerëzit të cilët personalisht donin të më eliminonin. Sepse bëri shumë lojëra pas zgjedhje lokale që me çdo kusht ose të përulemi para tij dhe Ali Ahmetit ose të dalim nga qeveria, ku ne zgjodhëm që krenarë të dalim nga qeveria’’, u shpreh Ziadin Sela Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Ndër arsyet e tjera që e kanë zhgënjyer Selën është marrja e kompetencave në arsim në Komunën e Gostivarit. Kreu i opozitares shqiptare nuk la pa kujtuar mbështetjen e pakusht për ndryshimet kushtetuese, por siç shtoi, këtë nuk e kanë bërë për Zaevin por për të ardhmen e fëmijëve tanë./Tv21