Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev shpalli fitore duke deklaruar se koalicioni “Mundemi” ka 3 deputetë më shumë se VMRO-DPMNE

“Koalicioni mundemi është koalicioni fitues në këto zgjedhje. Vullneti i qytetarëve fitoi. Kishim zgjedhje ashtu sic i ka hije nje anëtareje të NATO-s” – shtoi Zaev.

Dje në Maqedoninë Veriore 1 milion e 814 mijë e 263 qytetarë patën mundësi ta shfrytëzojnë të drejtën e votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut për shkak të situatës me virusin korona u votua tre ditë rresht. Porcesi i votimit u zhvillua me masa të veçanta./Tv21