Zaev: Koalicioni është stabil dhe i bashkuar

LSDM-ja ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me BDI, BESËN dhe PDSH, ndërsa koalicioni është stabil dhe i bashkuar, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.
Sipas tij, llojllojshmëria e listës e konfirmon lirinë, ndërsa liria sjell më shumë demokraci. Bëhet fjalë për zgjedhje shumë të rëndësishme për shkak se personat janë ata që dominojnë në perceptimin e qytetarëve për ta dhënë besimin e tyre për 4 vjetët e ardhshme. Andaj, është e logjikshme të inkurajohen më shumë qytetarë edhe për listat e këshilltarëve edhe për ato të kryetarëve komunash, tha kryeministri i  Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
“Besoj në fitore të madhe të koalicionit tonë për shkak se është stabil dhe i bashkuar. Kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me BDI-në, ashtu siç kemi edhe me Besën edhe PDSH-në. Do të kemi përkrahje të ndërsjellë, besojmë se në atë mënyrë më mirë do t’u shërbejmë qytetarëve, për shkak se jemi edhe pushtet qendror, ndërsa bashkimi ynë që do të ndihet edhe në nivel lokal, do të ketë kapacitet që të ballafaqohemi më lehtë me sfidat dhe të zbatojmë projekte sa më shumë që është e mundur në të ardhmen”, tha Zaev./TV21

Back to top button