Nëse qytetarët tanë sëmuren në Serbi ose Shqipëri dhe anasjelltas, trajtimi do të jetë sikurse në vendin tonë, kjo pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunimi i cili do të rregullojë marrëdhëniet midis shteteve në kushtet e krizës së shkaktuar nga Covid-19.

“Nëse një qytetar i RMV infektohet në territorin e Shqipëri ose në Serbi, dhe duhet të trajtohet në spitalin ku është shtrirë, atëherë shteti ku trajtohet do t’i mbulojë shpenzimet e trajtimit.”,  tha Zaev, përcjell TV21.