"Amendamentet për ndryshimet kushtetuese do t’i bëjmë bashkë me opozitën, por në përputhje me Marrëveshjen e Prespës"

“Amendamentet për ndryshimet kushtetuese do t’i bëjmë bashkë me opozitën, por në përputhje me Marrëveshjen e Prespës”

Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev në pyetjen e gazetarëve, se a do të pranohen kërkesat e deputeteve që votuan “pro” nevojës për hapjen e kushtetutës.

“Nëse e keni përcjellur procesin, unë u kam premtuar deputetëve se do të kemi një proces gjithëpërfshirës, ku ne të Qeverisë do të vijmë në Kuvend, me përafërsisht pritje të skicuara nga vet amendamentet në përputhshmëri me Marrëveshjen e Prespës. Do të ulemi së bashku, edhe pushteti, por edhe opozita, që t’i skicojmë së bashku amendamentet”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër.

Nga ana tjetër, deputeti i BDI-së Artan Grubi, në Tv 1, deklaroi se BDI nuk do të dalë me amendamente shtesë që do të komplikonin edhe më shumë procesin.
Edhe sot nuk munguan pyetjet për amnistinë e mundshme për deputetet që votuan “pro” marrëveshjes dhe lirimin e tyre pikërisht para se të ndodhte votimi në Kuvend.

“Ne fuqishëm u rreshtuam pas politikave të pajtimit, pas politikave të bashkimit për qëllimet që ne vet kemi thënë se i ndajmë. Ishte koha e duhur që nga fjalët të kalojmë në vepra.
Kjo qeveri nuk do të përzihet në punën e prokurorisë! Nuk do të përzihet në punën e gjyqësorit!
Fakt është që disa nga të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit, që janë deputetë, një kohë më të gjatë ishin në procedurë gjyqësore që të dalin nga paraburgimi, e më pas edhe nga burgimi shtëpiak. Situata është e ndryshime, disa dolën më herët e disa më vonë, dhe askush nuk shihte politikë në këto vendime sepse ne si politikan kemi vendosur që të mos përzihemi në punët e gjyqësorit”, tha Radmilla Shekerinska, Zëvendëskryeministre.

Qeveria ka 15 ditë për t’i dorëzuar draft-amendamentet në Kuvend, por pushtetarët besojnë se kjo do të ndodhë edhe më herët./21Media