Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti është pritur nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Pritja solemne është bërë para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Keith Krach.

Në ora 15:00 pritet të mbahet një konferencë për media./21Media