Zaev: Propozimet për zv/ministrat do të dorëzohen sot në Kuvend

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut,  Zoran Zaev, në konferencën e sotme për shtyp paralajmëroi se të gjitha procedurat për zv/ministrat dhe drejtoritë kanë përfunduar dhe se gjatë ditës së sotme propozimet do të dorëzohen në Kuvend.

Zaev nuk përmendi emrat e zv/ministrave e as të drejtorëve por kërkoi nga press shërbimi i Qeverisë që të njëjtat t’i publikojnë sot gjatë ditës.

 “Kanë përfunduar bisedimet me të gjithë kandidatët tanimë të konfirmuar dhe ato potencial. Propozimi me të gjitha dokumentet dhe autobiografitë sot dorëzohen në arkivin e Kuvendit”./21Media

Back to top button