Në problemin me Bullgarinë punohet dhe së shpejti pres ta vizitojë Sofjen, para Procesit të Berlinit ku unë dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov jemi nikoqir në emër të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ka thënë sot kryeministri Zoran Zaev.

“Dua ta vizitojë Bullgarinë dhe nuk e fsheh atë që është dëshirë e imja, vizita ime e parë zyrtare nga vendet fqinje të jetë Republika e Bullgarisë për shkak të miqësisë, për shkak të asaj që mandati i parë ka filluar ashtu dhe besoj se suksese të mëdha të shtetit u regjistruan në gjithë këtë periudhë dhe besoj se ajo do të ndodhë”, ka thënë Zaev i cili bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Zonave zhvillimore teknologjike industriale, Aleksandar Mlladenovski kryen mbikëqyrje të punëve ndërtimore në ZZHTI- Shkup 2 në Bunarxhik.

Kryeministri para gazetarëve ka thënë se kur do të ketë zgjidhje dalëse me Bullgarinë menjëherë do të kumtohen./21Media