Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti e komentoi intervistën e kryeministrit Zoran Zaev të dhënë për BGNES. Ahmeti e vlerësoi se Zaev rrezikon karrierën e vet politike për të zgjidhur çështjen me Bullgarinë. Ahmeti tha se Zaev ka vullnet të mire për të zgjedhur një problem të rëndësishëm që ka të bëjë drejtpërsëdrejti me ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut, për hapjen e negociatave dhe për anëtarësimin e vendit në BE.

“Besoj se kjo është rrezik dhe një sakrificë personale të z.Zaev për të rrezikuar karrierën e tij politike për t’i thënë gjërat aq drejtpërdrejtë me qëllimin më të mirë për vendin, shtetin dhe për qytetarët tanë”, vlerësoi Ahmeti.

Solidarizohemi me bashkëqytetarët tanë maqedonas dhe se asnjëherë nuk kemi kontestuar asgjë sepse fatet tona kanë qenë të njëjta, deklaroi Ahmeti.

“Ne asnjëherë nuk kemi kontestuar asgjë, as nga gjuhë as nga historia sepse fatet tona kanë qenë të njëjta. Kemi pas zgjedha e okupime nga të njëjtit okupatorë dhe fashist dhe sakrificat i kemi bërë të përbashkëta për të qenë të lirë në këto hapësira ku jemi.”

Ahmeti shtoi se duhet zgjidhje sa më shpejt të problemit të ketë ndikime, por, “të jemi racional dhe të arsyeshëm”, shkruan TV21./21Media