Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pret që në fillim ose në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm të fillojë  realizimi i autostradës drejt Kosovës.

“Për pjesën e parë prej dy kilometra ka përfunduar tenderi, fitoi Granit.  Pjesa e dytë është në fazën e përfundimit të shpronësimit, duhet të vendosim me Shtatmadhorinë e Armatës  për ish poligonin  i cili gjendet në atë pjesë. Për momentin bëhet zgjidhja edhe e atyre 600 metrave  vendkalim ndërkufitar, gjegjësisht si të mbulohen  nga IPA komponenta”, informoi  sot kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun kosovar, Avdullah Hoti, i cili është për vizitë zyrtare  në vend.

Nëse gjithë këto punë përfundojnë deri në fund të vitit, kryeministri beson se për dy vjet e gjysmë mund të bëhet gati autostrada, edhe pse sipas  dokumentacionit projektues të Bankës Evropiane është parashikuar  aktivitetet ndërtimore të zgjasin  tre deri në katër vjet.

Përveç kësaj zgjidhje për autostradën, në fokus të seancës së parë të përbashkët midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës  e cila pritet të mbahet së shpejti, do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjes midis dy shteteve për  interkonektuesin me gazin natyror, si dhe realizimin e “One stop shop”.

“Janë dhënë udhëzime për përpunimin e dokumentacionit projektues dhe nënshkrimi i marrëveshjes midis dy shteteve për interkonektuesin  me gaz natyror i cili duhet t’i lidh Shkupin dhe Prishtinën. Puna e dytë në të cilën do të përkushtohemi është “One Stop Shop” midis shtetit tonë dhe Kosovës dhe puna e tretë është përfundimi i dokumentacionit projektues për lidhje të Tetovës  dhe Prizrenit”, tha Zaev.

Ai paralajmëroi se mund të përpunohen edhe plane për zhvillim të turizmit në Kodrën e Diellit si ofertë e përbashkët e të dy shteteve, raporton TV21./21Media