Lideri i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev akuzoi drejtpërdrejtë kryetarin e opozitës Hristjan Mickoski për mosarritjen e një marrëveshje për datën e ardhshme të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ai tha se Mickoskit nuk i intereson as gjendja shëndetësore e as ekonomike e qytetarëve. Sipas tij, Mickoskit i intereson vetëm përkeqësimi i gjendjes ekonomike të vendit dhe vendi të shkoj në kaos pa funksionimin e plotë të institucioneve për shkak të gjendjes ku ndodhet vendi pa Kuvend dhe një qeveri të mirëfilltë./TV21