Zagklis viziton Pallatin e Rinisë dhe Sportit

Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë, sot ka vizituar edhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku e kanë njoftuar nga afër për kushtet në këtë palestër, ndeshjet që i zhvillojnë klubet prishtinase, por edhe Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll.
Sot (e enjte) gjatë ditës, Zagklis së bashku me drejtuesit e FBK-së do të takohet me krerët e KOK-ut, si dhe do të jenë të pranishëm në finalen e Superkupës Mbarëkombëtare, që zhvillohet nga ora 20:00 në “Minatori” të Mitrovicës mes Tiranës dhe Trepçës.

Back to top button