Këngëtarja në pritje të fëmijës së parë

Këngëtarja në pritje të fëmijës së parë

Dy ditë më parë këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari lëshoi “bombën”, duke treguar në rrjete sociale se është gati në muajin e gjashtë të shtatzënisë.

Ndonëse tregoi për shtatzëninë e saj, këngëtarja nuk e tregoi barkun për adhuruesit deri më sot, shkruan rtv21.tv

Në një fotografi që së fundmi ka publikuar në rrjetin social Instagram, këngëtarja me një fustan të zi e shfaqi barkun. Vërehet se vetëm barku i saj është fryrë pak por nuk ka ndryshime tjera në trup.

Mbetet të shihet se sa do të ndryshojë pamja e Zaiminës deri në fund të shtatzënisë./21Media