Zaimina Vasjari publikon këngën e re
15 Gusht 2020
Këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, ka publikuar sot projektin e saj muzikor, duke u rikthyer kështu në muzikë pas disa viteve pauzë.
“Vetes” titullohet kënga më e re e Zaiminës, të cilës i ka realizuar edhe videoklip në bashkëpunim me Max Production.
Kënga është punuar nga producenti Irkenc Hyka, ndërsa atë e ndihmoi për vargjet e tekstit Endrit Mumajesi – MUMA./21Media