Në fshatin Vraneshticë të Kërçovës ka disa banorë që merren me përpunimin e enëve të qeramikës. Një ndër to është edhe Sllobodan Stoleski i cili këtë zanatë e punon gati 40 vite, që në moshën 7 vjeçare.

Ky është dheu i argjilit i marrë nga tokat e fshatit Vraneshticë nga e cila prodhohen enë qeramike të cilat një kohë më parë janë përdorur për gatim dhe shërbim të ushqimit.

Pasi e përpunon mirë me duar që të mos i mbeten papastërti dhe flluska, Sllobodani do të fillojë t’i japë formë.

Pasi e përpunoi me dorë ai filloi ta përpunojë tek makina e llojit të vjetër e cila lëvizet më këmbë, ai tha se këtë zanatë e punon që në moshën 7 vjeçare.

“7,8 vjet që kur isha fëmijë, tanimë 40 vite që e punojmë. (ngjitje) Është një traditë e vjetër e punoj të mos zhduket që mbetet (ngjitje 00:39-00:49). Shesim, njerëzit janë të interesuar, blejnë për në shtëpi për gatim edhe nëpër restorante”, tha Sllobodan Stoleski.

Ai thotë se kjo punë kërkon durim e qetësi sepse në të kundërtën nuk mund t’ia japësh formën e duhur. Sllobodani tregon se zanatin e ka marrë nga më të vjetrit e familjes së tij. Edhe pse ka raste kur i shet prodhimet por nuk mund të thuhet se më këtë zanatë mund të mbijetosh thotë ai.

“Këtë e kemi trashëgimi të vjetër nga gjyshi, stërgjyshi edhe babai im. Janë të interesuar por tani të rinjtë pak më vështirë, por megjithatë kanë dëshirë, bëjnë disa vizatime”, u shpreh Sllobodan Stoleski.

Si duket këtij zanati i kthehet sërish vlera sepse njerëzit e kanë kuptuar se të gatuash në enë qeramike shija dhe kualiteti i ushqimit është ndryshe.

“Kjo është një tavë për pjekje duhet të ngjyroset dhe të vendoset për tu pjekur, piqet në temperaturë 700 Gradë. Pjekja behët nga 7 deri në 9 orë”, potencoi Sllobodan Stoleski.

Ndërsa ky është vendi ku në fund të të gjithë procedurës së përpunimit, enët ose vazot e përpunuara nga argjiri i pastër piqen disa orë dhe janë të gatshme për përdorim./21Media