Një zbulim i madh arkeologjik është realizuar në bregdetin e Himarës, duke vërtetuar edhe njëherë jetesën ilire në këtë zonë. Lajmin e ka bërë të ditur kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa, sipas të cilit kjo varrezë tumulare i përket periudhës së bronzit të vonë.

Një zbulim i madh për arkeologjinë shqiptare, por jo vetëm është realizuar së fundmi në bregdetin e Himarës.

Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi është bërë i mundur zbulimi i një varreze tumulare e periudhës së bronzit të vonë që i përket shekullit 15- në të 12 para krishtit (XV-XII p.Krishtit).

Kjo është bërë e ditur në një postim në Facebook nga kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa.

Sipas arkeologëve, zbulimi është i një rëndësie të veçantë, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet në bregdetin e Himarës, duke i’a shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare.

Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor.

Tumat njiheshin gjerësisht si Ilire, ato përdoreshin edhe nga të tjerë në Ballkan si Trakët dhe Dakët që gjithashtu ishin jo helenë.

Ndaj kjo është një provë e qartë që Himara ka qenë e banuar nga Ilirët./oranews