​Zbulohen numrat e kuqezinjve për EURO 2024

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbuluar numrat e lojtarëve të Kombëtares kuqezi në evropianin “Gjermania 2024”.

Numri 1 do t’i takojë portierit Etrit Berisha, ndërsa portieri i dytë Thomas Strakosha do të mbajë numrin 23. Portieri i tretë i Kombëtares Elhan Kastrati do të mbajë numrin 12.

Numrat në mbrojtje nuk kanë pësuar ndryshime. Rey Manaj do të mbajë numrin 7, Nedim Bajrami numrin 10. Armando Broja do të ketë numrin 11, ndërsa Jasir Asani do të mbajë numrin 9.

Kuqezinjtë sfidën e parë në Grupin B, i njohur si “Grupi i vdekjes”, do ta zhvillojnë të shtunën, më 15 qershor kundër kampionit aktual Italisë, në Dyzeldorf. Kroacia dhe Spanja janë dy kombëtaret tjera të cilat do të përballen me të përzgjedhurit e brazilianit Sylvinho.

 

Back to top button