Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Butrint Imeri ka sjellë disa nga këngët e tij në versionin akustik. Në mesin e tyre janë këngët e tij më të pëlqyera, “Bella Bella” “Hajt hajt”, “Gjynah”, “Papa”, “Bakllava”, “Ma cherie”, e disa këngë të tjera të publikuara më parë, e që intepretohen tejet bukur nga artisti i mirënjohur.

Artisti ka përgatitur edhe një befasi për ju. Ai ka sjellë edhe një këngë të papublikuar më parë, “Prita”, të cilin këngëtari e prezantoi para fansave në versionin akustik.

Butrinti për realizimin e kësaj befasie ka bashkëpunuar me Valon Azirin, Mixey dhe Astrit Stafain./21Media