Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është zbuluar buceta e shtatores së legjendës së futbollit, në dyvjetorin e vdekjes së tij.

Në këtë organizim morën pjesë disa personalitete të njohura si nga bota e sportit, ashtu nga politika, ndërsa fjalime mbajtën Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryeministri Avdullah Hoti e djali i Vokrrit, Gramoz Vokrri, shkruan rtv21.tv.

Hoti ka thënë se ata që janë rritur me legjendën Vokrri ia kanë borxh nderimet familjes së tij.

Fadil Vokrri ndërroi jetë më 9 qershor të vitit 2018, pas një sulmi në zemër./21Media