Brooklyn Beckham është fejuar me të dashurën e tij, Nicola Peltz rreth dy javë më parë. Por më 11 korrik, nëpëmjet një postimi në rrjetet sociale ai bëri të ditur lajmin.

“The Sun” ka zbuluar shifrën marramendëse të unazës që 21-vjeçari i ka dhuruar të fejuarës së tij.

Mësohet se unaza e smeraldit ka diamantë 5 karatësh dhe vlen 250 mijë funta. Këtë unazë Brooklyn e ka dizenjuar vetë për Nicola-n.