Ka kaluar më shumë se një vit që testet për Covid-19 bëhen përmes hundës.

Megjithatë një shpikës, holandez i quajtur Peter Van Wees ka gjetur një zgjidhje të re përmes së cilës ai shpreson që të jetë metodë më e shpejtë dhe e lehtë për të treguar nëse dikush është infektuar me COVID-19.

Van Wees u kërkon pjesëmarrësve të futen brenda një kabine me ajër dhe të bërtasin. Ata gjithashtu kanë mundësinë të këndojnë. Pastaj, një pastrues ajri industrial mbledh grimcat e emetuara dhe ato analizohen. I gjithë procesi zgjat vetëm 3 minuta, transmeton rtv21.tv.

Siç shpjegon Van Wees nëse keni koronavirus dhe jeni infektues, ju përhapni dhjetëra mijëra grimca që përmbajnë koronavirus.

Për ta provuar, këtë ai ngriti një kabinë pranë një qendre testimi të koronavirusit, kështu që ai mund ta provonte te njerëzit që sapo ishin testuar.

Pra, a funksionon në të vërtetë? Tani për tani, Van Ëees është duke punuar me një kompani private për të mbledhur prova për strategjinë e tij./21Media