Është zbuluar shkaku i vdekjes së DJ Eric Murillo, i cili ka vdekur dy muaj më parë në moshën 49-vjeçare.

Ekzaminuesi mjekësor i Miami-Dade në Florida konfirmoi për Fox News se shkaku i vdekjes së Murillo-s ishte nga ‘toksiciteti akut i ketaminës’.

DJ dhe producenti muzikor u gjet i vdekur më 1 shtator në shtëpinë e tij në Miami.

Vdekja e tij erdhi më pak se një muaj pasi u arrestua dhe u akuzua për sulm seksual ndaj një gruaje në shtëpinë e tij në dhjetor.

Në kohën kur vdiq, familja e tij tha për People: “Ai ishte shumë i dashur dhe kishte shumë për të dhënë”.