Këngëtarja Cady Groves vdiq në muajin maj të këtij viti në moshën 30 vjeçare.

Një raport i autopsisë nga Zyra Mjekësore e Qarkut Davidson në Tenesi për Fox News konfirmoi se artistja vdiq nga komplikimet e abuzimit me etanol.

Mënyra e vdekjes së Groves u vendos si “natyrale”, thuhet në raport.

Kujtojmë se këngët më të njohura të Groves ishin “Oil and Water”, “Forget you”, “This little girl”,”Caught”, e shumë të tjera.